Lajçak e zhbllokon pak dialogun, mban një raund në Bruksel për tabelat e veturave
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka mirëpritur grupet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ku është diskutuar gjetja e zgjidhjes për targat e veturave.
Lajcak tha se dy delegacionet kanë pasur diskutim të thellë dhe u shpreh i bindur që ata do të gjejnë një zgjidhje të përhershme.
“Sot u mbajt në Bruksel takimi i tretë të Grupit Punues për targat e veturave. Delegacionet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë u angazhuan në një diskutim të thellë. Jam i bindur qe do ta gjejnë një zgjidhje të përhershme për të mirën e qytetarëve të tyre”, ka shkruar Lajcak.
(Kosova Sot Online)