Vjosa Osmani të premten u drejtohet deputetëve në Kuvend

  • A.P /
  • 15 December 2021 - 17:09
Vjosa Osmani të premten u drejtohet deputetëve në Kuvend

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të premten të mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të ketë një adresim para deputetëve.

Kjo është konfirmuar nga shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila.

Ajo tha se Osmani në orën 10:00 do të ketë adresimin e fundvitit para deputetëve

“Sot në Kryesi, kryetari i Kuvendit ka prezantuar edhe kërkesën e presidentes Vjosa osmani-Sadriu për të u adresuar para Kuvendit në fundvit. Adresimi i presidentes do të mbahet në orën 10:00 në një seancë të veçantë  të premten”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)