Kurti: Qeveria do ta mbulojë furnizimin me energji elektrike

  • A.P /
  • 15 December 2021 - 18:41
Kurti: Qeveria do ta mbulojë furnizimin me energji elektrike

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se Qeveria do ta ndajë shumën e nevojshme për mbulimin e importit të energjisë elektrike, çmimet e së cilës në bursë janë rritur jashtë normales.

Kurti, në një konferencë për media me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se Qeveria do ta bëjë maksimumin për furnizim me energji elektrike dhe që të shmanget rritja eventuale e çmimeve.

“Kriza është bërë e papërballueshme. Duke e ndjekur shembullin e shteteve evropiane, Qeveria do të ndajë shumën e nevojshme për mbulimin e importeve. Do të bëjmë maksimumin që ta bëjmë furnizimin me energji elektrike dhe ta shmangim rritjen eventuale të çmimeve”, deklaroi Kurti.

Ai tha se “kriza energjetike që po i rek të gjitha vendet e rajonit, tanimë ka arritur në vendin tonë.”

Aktualisht, dy blloqet e Termocentralit Kosova B janë jashtë funksionit si pasojë e avarive të paparishikuara.

“Kriza është bërë e papërballueshme”, tha Kurti në konferencën për media.


(Kosova Sot Online)