Kurti thotë se termocentralet janë më të vjetra se ministrja Rizvanolli

  • A.P /
  • 15 December 2021 - 19:14
Kurti thotë se termocentralet janë më të vjetra se ministrja Rizvanolli

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se termocentrali Kosova A është shumë i vjetër dhe ka përdorur një analogji për ta mbështetur këtë. Ai ka thënë se ministrja Artane Rizvanolli është më e re se sa termocentrali.

Kurti po ashtu thotë se teknologjia që përdorin këto termocentrale është shumë e vjetër.

“Këtu jemi diku 30 persona në dhomë. Në këtë dhomë mungon personi më i moshuar, termocentrali Kosova A, ai është 60 vjeçar. Termocentrali Kosova B është 40 vjet i vjetër. Pra është më i vjetër edhe se ministrja (Rizvanolli). Pra, shiheni se në çfarë situatë jemi. Një termocentral 40 vjecar, tjetri 60 vjecar. Ndonëse është avari e paparashikueshme. Vjetërsi dhe amortizimi i këtyre dy trermocentraleve është shumë i kollajshëm, nëse e kemi një situatë të vështirë kur e gjithë qeveria, Keds-i, Kek-u të gjithë janë në ankth. Shpesh herë na duhet të ndërhyjmë më mirëmbajtje. Kur themi se i kanë 60 dhe 40 vjec në moshë e kam fjalën për ndërtesat. Teknologjitë janë më shumë se aq. Kur janë ndërtuar ato, teknologjinë e kanë pasur 20 vjet më të vjetër” tha ai.

Ai tha se qytetarët i janë përgjijur pozitivisht thirrjes për kursim të rrymës.

” Edhe në rastin më të mirë, e kemi prodhimin 900 mW, ndërsa sic e tha ministrja në pikun e shfrytëzimit është 1.1 GW. I falënderoj qytetarët të cilët i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes sonë për racionalizim të energjisë kjo është parë edhe mbrëmë kur në orën 23 e kemi pasur pikun që është më e lartë se sa gjatë ditës që nuk ka ndodhur më herët. Kjo tregon që është e mundshme të shfrytëzohet energjia dhe të ulet konsumi. Në këtë mënyrë sa më pak t’i zbusim pasojat e mungesës së energjisë elektrike. Në muajin prill patëm intervenuar që mos të lejojmë që bizneset të përfundojnë në treg të liberalizuar. Po të mos e bënim këtë, sot bizneset do të falimentonin. Mbani mend se kemi pasur trysni dhe ato sot do të paguanin 5, 6 apo 7 herë cmimin më të madh se sa e paguajnë”, përfundoi ai në konferencën për media.

(Kosova Sot Online)