Danimarka do të marrë hua 300 çeli në burgjet e Kosovës

  • A.P /
  • 15 December 2021 - 20:29
Danimarka do të marrë hua 300 çeli në burgjet e Kosovës

Një marrëveshje është arritur mes Danimarkës dhe Kosovës lidhur me burgjet në vendin tonë.

Danimarka ka nënshkruar marrëveshje me Kosovën për të marrë hua 300 çeli në burgjet e Kosovës.

Ministri i Drejtësisë i Danimarkës, Nick Haekkerup, ka treguar për marrëveshjen e arritur, duke thënë se do të rriten edhe kapacitetet në burgjet në Danimarkë.

“Në mesin e tjerave, ne jemi pajtuar se duhet bërë punë për të marrë me qira vende burgu në Kosovë për deportim të të dënuarve nga shtetet e treta. Dhe po zgjerojmë vendet në burgjet në Danimarkë si periudhë afatshkurte ashtu edhe afatgjate”, tha Haekkerup. 

(Kosova Sot Online)