Prezantohet raporti i EULEX-it mbi monitorimin në drejtësi

  • G.G /
  • 16 December 2021 - 11:04
Prezantohet raporti i EULEX-it mbi monitorimin në drejtësi

EULEX-i sot do të bëjë prezantimin e raportit të tij të dytë publik të Monitorimit Sistemik dhe Tematik në Drejtësi me gjetje dhe rekomandime për përmirësimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Për përgatitjen e raportit, i cili mbulon periudhën mars 2020 deri tetor 2021, stafi i EULEX-it ka monitoruar 295 raste dhe ka vijuar 378 seanca gjyqësore.

Në prezantim marrin pjesë:

Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë, Lars-Gunnar Wigemark, Shefi i Misionit EULEX, Albert Zogaj, Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Veton Shabani, Zëvendëskryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Fatos Makolli, Drejtori i Divizionit për Hetimin e Krimeve, Policia e Kosovës dhe Hubert van Eck Koster, Udhëheqësi i Njësisë së EULEX-it për Monitorimin e Rasteve.

(Kosova Sot Online)