Arrestohet nga policia 20-vjeçari i dyshuar për mbi 10 vjedhje

  • E.K /
  • 16 December 2021 - 15:33
Arrestohet nga policia 20-vjeçari i dyshuar për mbi 10 vjedhje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për disa raste të vjedhjeve.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari ka kryer mbi 10 raste të vjedhjes në periudha dhe lokacione të ndryshme por kryesisht në Prishtinë.

Pas punës së hetuesve të stacionit policor Qendra, policia ka marrë disa veprime operative dhe kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin, shtetas i Republikës së Kosovës me inicialet A.H., 20-vjeçar.

“Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person i dyshuar për disa raste të vjedhjeve

Prishtinë, 16 dhjetor 2021 – Sot nga njësiti i hetimeve të stacionit Qenda në Pishtinë, është arrestuar një person të dyshuar për disa vjedhjeve (dyshohet për mbi 10 raste).

Rastet kanë ndodhur në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës.

Puna e hetuesve të stacionit policor Qendra, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative, kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar:

-A.H . mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari.

(Kosova Sot Online)