Kryeministri Kurti shkon në KEK i inspekton riparimet e pajisjeve

  • A.P /
  • 16 December 2021 - 15:42
Kryeministri Kurti shkon në KEK i inspekton riparimet e pajisjeve

Kryeministri Albin Kurti i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli kanë vizituar Korporatën Energjetike të Kosovës.

Kurti ka biseduar me punëtorët të cilët po punojnë në riparimin e prishjeve që kanë ndodhur si pasojë e ngarkesës me energji elektrike dhe vjetërsisë së termoelektranave Kosova A dhe Kosova B.

Si pasojë e krizës me energji dhe shtrenjtimit të çmimit të importit, qeveria ka vendosur që ta mbulojë importin e rrymës.

(Kosova Sot Online)