EULEX: Ka mungesë të progresit të lëndëve të profilit të lartë

  • A.P /
  • 16 December 2021 - 15:56
EULEX: Ka mungesë të progresit të lëndëve të profilit të lartë

Misioni i EULEX-it në prezantimin e Raportit të tij të dytë publik të Monitorimit Sistemik dhe Tematik në Drejtësi me gjetje dhe rekomandime për përmirësimin e sundimit të ligjit në Kosovë vlerësoi se sistemi gjyqësor në Kosovë po aplikon paraburgimin në mënyrë sistematike dhe pa arsyetim, ndërsa brengë e madhe janë edhe seancat joproduktive dhe mungesa e progresit në trajtimin e rasteve të profilit të lartë.

Shefi i Misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark u shpreh se përmes këtij monitorimi synojnë përmirësimin e sundimit të ligjit në Kosovë, ndërsa theksoi se korrupsioni në Kosovë vazhdon të jetë prezent dhe duhet të luftohet.

Sipas tij, arritje në luftimin e korrupsionit në Kosovë mund të shënohet duke trajtuar lëndët hetimore që janë në Njësinë Speciale Hetimore, e cila gjatë qeverisjes së kaluar u synua të zhbëhej.

Ndërsa, theksoi se brengë e madhe për sistemin e drejtësisë në Kosovë janë kohëzgjatja e paraburgimit për të akuzuarit.

“Task-forca kundër korrupsionit imnit e Policisë së Kosovës që riemërtuar si Njësi Speciale Hetimore ka qenë e ballafaquar me një kërcënim serioz që të zhbëhej në kohën kur u krijua nga ministria e kohën e publikimit të monitorimit të drejtësisë, ndërsa Misioni kishte rekomanduar të kundërtën. Korrupsionit fatkeqësisht vazhdon të ekzistoj dhe të mbizotëroj jo vetëm në Kosovë është një diçka që duhet të merremi dhe ta luftojmë edhe në BE, dhe mbyllja e një task-force përkatëse nuk ishte një gjë e duhur dhe e mirë për të luftuar korrupsionin[…]Misioni është në vetëdije se kjo njësi është debatuar si një pjesë e reforma e cila pritet të ndodh edhe kjo është normale debati gjithnjë është i mirëpritur por duhet analizuar. Në këtë drejtim thjesht dua të theksoj se çka që të jetë e ardhmja e kësaj njësie speciale hetimore, hetimet në proces procedurat hetimore, vetë hetimet që janë kryer për një kohë të gjatë fillimisht nga task-forca pastaj edhe nga kjo njësi speciale për hetime duhet të vazhdoj pa vonesa dhe në mbështetje adekuate në kuptim të stafit dhe mjeteve të resurseve nëse këto hetim do të zhvilloheshin deri në përfundimin e tyre logjik do ishte kjo një arritje e madhe në luftën kundër korrupsionit në Kosovë“, theksoi Wigemark.

Kurse, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u shpreh se janë të përkushtuar që të shtyjnë përpara agjendën qeveritare në sundimin e ligjit dhe synojnë një drejtësi të pavarur, të paanshme, efikase dhe profesionale.

Derisa ka folur për disa nga nismat e ndërmarra siç është strategjia për sundim të ligjit, Haxhiu deklaroi se janë duke punuar shumë në adresimin e krimeve të luftës dhe në këtë drejtim.

Ministrja e Drejtësisë foli edhe për synimet për reformë në sistemin prokurorial dhe komentet nga Komisioni i Venecias për çka kërkoi përkrahje nga institucionet përgjegjëse.

“Konsideroj se problem kryesor është sistemi i cenueshëm ndaj akterëve të jashtëm ne ende nuk kemi arritur ta krijojmë një sistem të drejtësisë ku nuk ndikohet as nga individët dhe as nga grupet e jashtme nuk po flas për gjithë gjyqtarët dhe prokurorët as për gjithë policët[…]Siç jeni në dijeni ne kemi marr edhe një opinion të Komisionit të Venecias i cili jep mundësi ministrisë së Drejtësisë që të bëjë uljen e numrit të anëtarëve të KPK-së nga 13 sa i ka aktualisht në 7, dhe po ashtu i njëjti adreson edhe çështjen e ndërprerjes të mandatit të anëtarëve aktual të KPK-së nëse kjo siguron në depolitizim dhe efikasitet të sistemit të drejtësisë, dhe opinioni thotë se nëse jo të paktën disa prej tyre të lihen ta përfundojnë mandatin….Unë i ftoj institucionet e drejtësisë që të na ndihmojnë që kjo pako ligjore të bëhet sa më e implementueshme dhe në shërbim të qytetarëve jo grupeve të interesit dhe jo individëve”, tha Haxhiu.

Si shqetësim serioz, Haxhiu shfaqi stërzgjaten e lëndëve nga institucionet e drejtësisë për çka kërkoi një reagim edhe nga vetë sistemi gjyqësor dhe prokurorial.

“Stërzgjatja e lëndëve pranë institucioneve të drejtësisë kjo është bërë e tepërt kur merret parasysh që qytetarët duhet të presin minimum 6 vite dhe maksimum 10 e më shumë vite për adresimin e një lënde pranë institucioneve të drejtësisë. Prandaj, iu lutem shumë edhe institucioneve të drejtës që të adresojnë këtë problem shoqërore që po mohon drejtësinë dhe po e zbeh besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë“, theksoi ajo.

Ndërsa, Shefi i Njësisë së EULEX-it për Monitorim të Rasteve, Hubert van Eck Koster u shpreh se gjatë këtij monitorimi është vërejtur se paraburgimi aplikohet në mënyrë sistematike dhe pa arsyetim.

Ndërsa, theksoi se edhe seancat joproduktive janë një problem tjetër në sistemin gjyqësor të Kosovës.

“Misioni ka parë se 698 vendime nga gjykata të ndryshme themelore që kanë caktuar paraburgime që kanë zbuluar se me masë të madhe të rasteve paraburgimi i caktuar fillimisht nuk është vërtetuar në procedurat e mëvonshme kjo na bënë të ditur se gjykatat më pas i kanë vlerësuar kushtet për caktimin e paraburgimit që nuk kanë ekzistuar më gjatë procedurave gjyqësore…Këto gjetje sjellin tek konstatimi se paraburgimi shpesh aplikohet në mënyrë sistematike dhe pa arsyetim të duhur dhe në vete bartë me qëllim apo jo efekte ndëshkimore[…]Misioni ka analizuar edhe kohëzgjatjen e këtyre paraburgimeve që ngreh çështjen serioze për të drejtat e njeriut misioni ka identifikuar 37 raste të personave të cilët janë paraburgosur duke filluar nga 2-12 vite pa një aktgjykim përfundimtar që është periudhë e gjatë[…]Seancat joproduktive këto janë seanca që shtyhen pa bërë ndonjë përparim në gjykim dhe që kanë efekt negativ në sistemin e gjyqësisë që shton kohëzgjatjen e procedurave dhe bë barrë shtesë gjyqësorit . Nga 387 seanca të monitoruara 113 kanë qenë jo produktive që përbënë 30% kjo është një rritje e lehtë krahasuar me raportin paraprak por efektet e pandemisë nuk mund të mos merren parasysh”, tha ai.

Sipas raportit, sistemi gjyqësor i Kosovës nuk ka shënuar progres në trajtim të lëndëve të profilit të lartë.

“Një gjetje e fundit sistematike dua të përmend mungesën e progresit në trajtimit të rasteve të profilit të lartë dhe ish rasteve në EULEX disa kanë të bëjnë me pandeminë dhe kjo nuk ka qenë arsyeja kryesore për këto vonesa. Disa raste të profilit të lartë ishin caktuar trupave tjerë gjykues dhe është dashur të rifillohen edhe njëherë, disa të tjera kanë parë përparim dhe kanë përfunduar me aktgjykime pastaj janë kthyer prapa nga Gjykata e Apelit dhe është dashur të rifillojnë. Në verën e kaluar disa gjyqtar për krime të rënda përgjegjës për rastet e profilit të lartë kanë informuar se disa prej rasteve duhet të trajtohen nga departamenti speciale dhje i kanë ndërprerë gjykimet dhe ka sjell deri tek mosorganizimi i gjykimeve[…]Në disa raste të tjera të profilit të lartë që i ka pasur EULEX si rasti Drenica, Toka 4 nuk janë mbajtur asnjë seancë pas dorëzimit të tyre në vitin 2018 misioni rekomandon që misioni mos të vonoj mëtej trajtimin e ish rasteve të EULEX-it të profilit të lartë“, tha Koster.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj shprehu përkushtim për të trajtuar të gjitha shqetësimet e ngritura në këtë raport. Madje me qëllimi të trajtimit më të shpejt të rasteve ai tha se do bëjnë shtimin e gjyqtarëve dhe zyrtarëve gjyqësor në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Ndërsa, zëvendëskryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Veton Shabani derisa nuk ka dashur t’i komentoj adresimet e Komisionit të Venecias, tha se prokurorët që shkaktojnë vonesa në proces do të mbahen përgjegjës, ndërsa shtoi se tashmë për 52 prokuror është bërë matja e performancës.

(Kosova Sot Online)