Kurti: Jam fuqishëm kundër fyerjeve, por pro lirisë së shprehjes

  • A.P /
  • 16 December 2021 - 20:39
Kurti: Jam fuqishëm kundër fyerjeve, por pro lirisë së shprehjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar deklaratat e anëtarit të VV-së, Hysamedin Feraj, kundër Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, duke thënë se ai është pro lirisë së shprehjes dhe kundër shpifjeve e fyerjeve.

 Në një postim në Facebook në nëntor, Feraj i kishte akuzuar disa gazetarë kosovarë se “punojnë falas për Serbinë”.

AGK kishte reaguar kundër kësaj gjuhe ndaj gazetarëve, ndërkohë që kishte kërkuar nga VV që të distancohet nga gjuha kërcënuese. Por Feraj përsëri kishte sulmuar gazetarët dhe direkt AGK-në.

AGK kishte reaguar kundër kësaj gjuhe ndaj gazetarëve, ndërkohë që kishte kërkuar nga VV që të distancohet nga gjuha kërcënuese. Por Feraj përsëri kishte sulmuar gazetarët dhe direkt AGK-në.

Kurti ka thënë se nuk ka ide për këto deklarata pasi nuk i përcjellë rrjetet sociale.

“Nuk kemi ndryshuar në qëndrim ndaj gazetarëve që kemi ardhur tash në pushtet. Nuk e kam idenë për atë postim se nuk i përcjelli rrjetet sociale. Në njërën anë jam fuqishëm kundër ofendimeve, fyerje e shpifjeve e kështu me radhë, e anën tjetër jam afirmues i lirisë shprehjes pra shprehjes së lirë. Duhet gjindet një farë balance.

(Kosova Sot Online)