A do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike? Flet Kurti

  • A.P /
  • 16 December 2021 - 21:01
A do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike? Flet Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se për cmimin e energjisë elektrike nuk vendosë ai por Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

Kurti ka thënë se shpreson që çmimet mos të rriten, ndërsa është raportuar se cmimi mund të rritet.

“Nuk është kurrfarë paralamjërimi për shtrenjtim. Nuk jam duke u thënë qytetarëve se do të ketë shtrenjtim të çmimeve, është ZRRE ajo që do të përcaktojë ecurinë në të ardhmen,. Nuk besoj që as ZRRE është e interesuar të bëjë këtë. Mirëpo është e kuptueshme që duke pasur 1kë për 6.75 cent dhe në tarifën e lirë për 2.90 cent është më lirë se kudo tjetër. Nëse krahasohet me derivate, në Basel për shembull litra e benzinës është 5.5 herë më e shtrenjtë më e lartë se sa e rrymës. Në Kosovë është 7.9 më e lartë. Natyrisht se cmimi i energjisë elektrike është i lirë. Por popullsia është e varfër. Kur them që energjia është e lirë, kjo nuk do të thotë se populli është i pasur. Pra energjia elektrike ndonëse është e lirë, populli është i varfër”, ka thënë ai 


(Kosova Sot Online)