Tomë Gashi: Jam dëshmitar në mbrojtje të Nasim Haradinajt

  • A.P /
  • 16 December 2021 - 21:09
Tomë Gashi: Jam dëshmitar në mbrojtje të Nasim Haradinajt

Avokati Tomë Gashi ka treguar se është dëshmitar në mbrojtje të Nasim Haradinajt.

Gashi thotë se së shpejto do të shkojë në Hagë që të dëshmojë në favor të mbrojtjes.

“Jemi 7 dëshmitar të mbrojtjes në rastin e Nasim Haradinajt, njëri prej tyre jam edhe unë. Shumë shpejt do të jemi në Hagë. Disa prej shokëve tanë, 5 prej tyre vec kanë qenë në Hagë kanë dhënë dëshmi në favor të mbrojtjes. Këtë dëshmi do ta japë edhe unë. Shpresoj që edhe Fatonin ta kem atje sa më shpejt që t’i dalim në mbrojtje shokëve tanë”, tha Gashi.


(Kosova Sot Online)