Tentim vrasje në Prishtinë

  • E.K /
  • 17 December 2021 - 10:09
Tentim vrasje në Prishtinë

Një person ka përfunduar në QKUK, pasi është sulmuar me thikë nga një tjetër.

Rasti ka ndodhur mesditën e së enjtes në Prishtinë, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.

“Prishtinë, 16.12.2021 – 14:40.   Viktima mashkull kosovar është  duke u trajtuar në QKUK,  pasi që i njëjti  pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar.  Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori , rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante”, ka bërë të ditur policia.

(Kosova Sot Online)