Vdes në QKUK një shtetas i huaj, policia nis hetimet

  • E.K /
  • 17 December 2021 - 10:16
Vdes në QKUK një shtetas i huaj, policia nis hetimet

Një shtetas i huaj ka vdekur të enjten në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Rasti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkaq rasti është cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

“Hetim mbi vdekjen-QKUK, Prishtinë, 16.12.2021 – 05:30. Raportohet se  në QKUK,  ka ndërruar jetë viktima mashkull shtetasi huaj, vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor . Me  vendim të prokurorit  trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)