“Më erdhi me pantallona të shkurtra, ishte bashkë me Aurelën”, Sali Berisha rrëfen takimin e parë me Lulzim Bashën

  • E.K /
  • 17 December 2021 - 10:28
“Më erdhi me pantallona të shkurtra, ishte bashkë me Aurelën”, Sali Berisha rrëfen takimin e parë me Lulzim Bashën

Berisha ka kujtuar herën e parë kur u takua me kreun e PD, Lulzim Bashën.

Ai tha se e kishte parë për herë të parë në vitin 1991 kur Basha i kishte shkuar në zyrë së bashku me një patolog holandez i cili kishte shërbyer në Kosovë gjatë viteve të luftës.

Ndërsa ndër të tjera, ish kryeministri e mohoi kategorikisht se Bashën ia kishte propozuar vajza apo dhëndri i tij.

Berisha: Unë Bashën e kam njohur që në vitin 91. Ka ardhur tek unë për herë të parë me Bajen Kohen I cili ishte një personazh shumë I njohur, një patolog holandez që kishte kontribuuar në Kosovë.

Mund të ketë ardhur me pantollona të shkurtra. Nga e kishte njohur Basha Bajen Kohen? Nuk e di. Ai për mua ishte një personalitet që kishte kontribuar për fëmijët në Kosovë.

Që nga ajo kohë kisha njohur edhe më shumë Lulzim dhe Aurela Bashën. Kjo e fundit bashkë me një zonjë tjetër amerikane kishin një organizatë me të cilën ndiqnin jetën parlamentare por vinin rregullisht edhe në Strasburg me pagesa nga Holanda. Ideja e Kohen ishte një ide që më kishte lindur me kohë që kur t’I gjeja njerëzit.

A ua ka sugjeruar vajza juaj?

Absolutisht jo, e kam njohur para tyre.

(Kosova Sot Online)