KQZ-ja certifikon sot rezultatet për Dragashin

  • E.K /
  • 17 December 2021 - 10:43
KQZ-ja certifikon sot rezultatet për Dragashin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhje sot e ku në rend dite është edhe certifikimi i rezultateve përfundimtare për Dragashin.

Përveç kësaj pike, në rend ditë edhe është shqyrtimi dhe miratimi i  zëvendësimeve të  anëtarëve të Kuvendeve Komunale në: Pejë, Skenderaj, Vushtrri, Klinë, Kaçanik, Viti, Mitrovicë e Jugut, Gjilan.

Pas rivotimit të diasporës, kryetar i Dragashit është zgjedhur Bexhet Xheladini i LDK-së.

Rendi i plotë i ditës:

1.  Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së

2. Certifikimi i Rezultateve Përfundimtare, për Kryetar Komune në Dragash;

3.Raport i Këshillave të KQZ-së

Këshilli për Çështje Ligjore:

-Shqyrtimi dhe miratimi i  zëvendësimeve të  anëtarëve të Kuvendeve Komunale në: Pejë, Skenderaj, Vushtrri, Klinë, Kaçanik, Viti, Mitrovicë e Jugut, Gjilan.

Këshilli për Operacione Zgjedhore:

·   Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit për analizimin e vendvotimeve të rinumëruara, të zgjedhjeve të 14 shkurt 2021,

·   Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit për fletëvotimet e pavlefshme.

·   Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit për trendet zgjedhore.

·   Njoftim për zbatimin e Planit të punës për vitin 2021, dhe draftplani i punës për vitin 2022.

4.Vlerësimi vjetor i punës për Zëdhënësin e KQZ-së;

  5.Të ndryshme;

(Kosova Sot Online)