Kurti – deputetëve: Ta votojmë sot buxhetin, s’kemi nevojë ta shtyjmë për datë tjetër

  • E.K /
  • 17 December 2021 - 12:35
Kurti – deputetëve: Ta votojmë sot buxhetin, s’kemi nevojë ta shtyjmë për datë tjetër

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se s’ka nevojë për shtyrje të votimit për buxhetin 2022 për datën 22 dhjetor. Kjo pasi opozita e kundërshton votimin sot kur ishte paraparë të ndodhte më 22 dhjetor.

Kurti tha se s’ka nevojë të zgjatet për pesë ditë të tjera votimi i buxhetit.

“Meqenëse të gjitha procedurat kanë përfunduar meqenëse është e mundshme me 17 pa e pritur datën 22 dhjetor kemi menduar që të mos zgjatemi edhe pesë ditë të tjera kur mund të mos zgjatemi”, tha ai.

Kurti u bëri thirrje deputetëve që ta mbështesin buxhetin 2022 që të votohet sot.

“Kjo mund të ishte e papërshtatshme nëse do të mungonit, por pasi të gjithë jeni këtu unë ju ftoj ta mbështesni këtë afrim të datës për Projektligjin për Buxhetin 2022”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)