Ngacmonte gratë greke në rrugë, arrestohet shqiptari

  • E.K /
  • 17 December 2021 - 13:01
Ngacmonte gratë greke në rrugë, arrestohet shqiptari

Një 43-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke për shkak se akuzohet për ngacmime seksuale në rrugë. Sipas asaj që raportohet në mediat greke, pas hetimeve rezultoi që shqiptari ishte autor edhe i 3 rasteve të tjera të ngjashme të ngacmimeve seksuale.

Gruaja ka thënë për një emision grek se ka qenë në rrugë në lagjen Kypseli kur shqiptari iu afrua dhe filloi ta prekte. Pastaj u largua, dhe sipas deklarimeve të denoncueses, ai i tha “faleminderit”.

Mësohet se e gjithë skena u filmua nga gruaja dhe videon e publikoi në rrjetet sociale. Por pas disa orësh, reaguan edhe gjashtë gra të tjera, të cilat denoncuan se janë ngacmuar seksualisht.

“Brenda pak orësh më kontaktuan 6 gra. Nga e njëjta zonë. Tre prej tyre ishin ngacmuar nga i njëjti burrë. Ato e njohën. Tre gratë e tjera ishin ngacmuar nga persona të tjerë”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)