Ata që për dy dekada e kanë vjedhur këtë vend nuk mund të akuzojnë tani, ata e kanë vendin në burg!

Ata që për dy dekada e kanë vjedhur këtë vend nuk mund të akuzojnë tani, ata e kanë vendin në burg!
Ata që për dy dekada e kanë vjedhur këtë vend nuk mund të akuzojnë tani, ata e kanë vendin në burg!

Faik Krasniqi

  • 17 December 2021 - 08:30

Shkruan: ANALISTI - Faik Krasniqi

E dimë se çka kanë bërë qeveritë e kaluara, hajnat e politikës dhe bishtat e tyre. Kanë vjedhur e kanë bërë çka kanë mundur. Veç kush s'ka mundur ose është zgjuar ma vonë prej gjumit. Ata për këtë arsye edhe u ndëshkuan.

- Kapni e çojini në burg krejt kush ka vjedh dhe e ka dëmtuar këtë vend. Edhe konfiskojuani pasurinë. Duke filluar prej kokave të mëdha. S'po më intereson qysh e tek. Keni qenë në opozitë dhe keni pas kohë sa të duash me përgatitë Vettingun.

Edhe me sjell Elezin në vend të Lumezit. Është e bajatshme të kukuriset tani për do gjë, sepse siç thash ata që e kanë vjedh këtë vend duhet t'i dërgoni në burg dhe t'ua konfiskoni pasurinë, dhe jo t'i kemi edhe më tutje në skenën politike, dhe t'ua shohim surratin në studiot e TV-ve. Edhe kështu le të mbyllet kjo temë me kukurisjet e juaja.

Në këtë vend më dhimbsen fëmijët dhe gjeneratat që kanë lindur nga 1990 e këndej, dhe s'kanë pikë faji për maskarallëkun që është bërë qe 22 vite tek ne. Këta më dhimbsen që jetojnë në një vend pa perspektivë, që ua shkatërruan politikanët dhe një grusht biznesmenësh për interesa të ngushta. Këtij shkatërrimi i kemi kontribuar edhe ne që jemi veç votues, sepse kemi votuar në çdo palë zgjedhje dhe kontribuar në shkatërrimin e vendit tonë.

Nëse hajnat e mëparshëm na vijnë prapë në pushtet, do të vijnë për shkak të mos punës tuaj. Ata mezi presin të vijnë prapë në pushtet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".