Burri vendos të brendshmet në fytyrë në vend të maskës, e largojnë nga aeroplani

  • E.K /
  • 17 December 2021 - 13:07
Burri vendos të brendshmet në fytyrë në vend të maskës, e largojnë nga aeroplani

Një burrë nga Florida është larguar nga aeroplani pasi kishte vendosur të brendshme në fytyrë, në vend të maskës.

Adam Jenne, 38 vjeç, u largua nga avioni përpara se të nisej nga aeroporti Fort Lauderdale të mërkurën.

Ai i tha se donte të tregonte “absurditetin” e detyrimit të pasagjerëve të mbanin maska ​​në aeroplan, ndërsa i lejonte ata t’i heqnin për të ngrënë dhe pirë në bord.

“Është e gjitha e pakuptimtë. Covid nuk e di që jemi në lartësi ajrore, është budallallëk. E gjithë kjo është teatër,” tha Jenne për NBC2.

(Kosova Sot Online)