Aksident i rëndë, vdes pasagjeri, në gjendje të rëndë shoferi

  • E.K /
  • 17 December 2021 - 14:33
Aksident i rëndë, vdes pasagjeri, në gjendje të rëndë shoferi

Një aksident me vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 17.12.2021, rreth orës 13:17, në Pezë Helmës, shtetasi F. H., duke drejtuar mjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje pasagjeri, shtetasi A. G., ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetasi F. H., ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(Kosova Sot Online)