Zemra e Kosovës, diaspora niset për në vendlindje

  • E.K /
  • 17 December 2021 - 15:07
Zemra e Kosovës, diaspora niset për në vendlindje

Me ardhjen e Vitit të Ri, fillon edhe ardhja e mërgimtarëve në Kosovë.

Tashmë kolona të gjata të automjeteve janë krijuar në kufirin në mes të Hungarisë dhe Serbisë.

Numri i madh i tyre, jep shpresë edhe për një infuzion ekonomik për vendin tonë, në këtë kohë të problemeve të shumta, sidomos me krizën me energjinë elektrike.

Ndryshe, diaspora llogaritet njëra nga mbështetësit më të mëdhenj ekonomik, duke përfshirë edhe remitencat e dërguara gjatë vitit.

(Kosova Sot Online)