Ministri i Shëndetësisë i shkon në zyrë Përparim Ramës

  • A.P /
  • 17 December 2021 - 20:08
Ministri i Shëndetësisë i shkon në zyrë Përparim Ramës

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka shkruar për vizitë tek kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari Rama.

“Pata kënaqësinë të pres në Komunën e Prishtinës, Ministrin e Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifin, me të cilin diskutuam për gjendjen aktuale sa i përket Pandemisë si dhe çështje të tjera të interesit publik. Me Ministrin Latifi u pajtuam që të ndërmarrim veprime në interes të shëndetit të qytetarëve duke i përfshirë të gjithë akterët në vendimmarrje”, ka shkruar Rama.

“Për ne, prioritet është ruajtja e shëndetit të qytetarëve, zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e tyre”.

(Kosova Sot Online)