Cilat janë dy strukturat nga të cilat Berisha mund të përjashtohet nesër

  • A.P /
  • 17 December 2021 - 21:40
Cilat janë dy strukturat nga të cilat Berisha mund të përjashtohet nesër

Vetëm pak orë përpara mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Lulzim Basha, Partia Demokratike po shkon drejt sanksioneve të reja kundër Sali Berishës. Pas përjashtimit nga grupi në shtator, mbrëmjen e sotme në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, nën kryetari Enkelejd Alibeaj propozoi që në strukturat qendrore të PD-së të mos ketë asnjë individ që është shpallur “non grata”.

Shënjestra ishte e qartë; Sali Berisha. Por cilat janë strukturat qendrore në PD ku është pjesë aktualisht? Këshilli dhe Kuvendi Kombëtar i PD-së janë dy strukturat që Sali Berisha është automatikisht për shkak të pozicioneve që ka pasur, si ish-kryeministër dhe President i vendit.

Disa prej anëtarëve të Kryesisë e shprehën hapur qëndrimin pro përjashtimit të Sali Berishës nga këto dy struktura. Tashmë mbetet për t’u parë nëse propozimi do të kalojë nesër në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së që do të nisë në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve.

(Kosova Sot Online)