Vushtrriasi plagos veten me armë

  • E.K /
  • 18 December 2021 - 10:16
Vushtrriasi plagos veten me armë

Një person ka plagosur veten aksidentalisht me armë në Stanovc të Poshtëm të Vushtrrisë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari mashkull  kosovar aksidentalisht është vetë plagosur.

Nga i dyshuari është konfiskuar një revole, dy karikatorë dhe një fishek.

I dyshuari fillimisht ka pranuar trajtim mjekësor në spitalin e Vushtrrisë e më pas është dërguar në QKUK, Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet. 

(Kosova Sot Online)