E tmerrshme: Një grua vdes në QKUK, burri thotë se mjekët ia dhanë një injeksion

  • E.K /
  • 18 December 2021 - 10:38
E tmerrshme: Një grua vdes në QKUK, burri thotë se mjekët ia dhanë një injeksion

Një grua ka vdekur dje në Emergjencën e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Për vdekjen e saj, bashkëshorti po i fajëson mjekët.

Sipas ankuesit, viktima fillimisht ka pranuar tretman mjekësor në fshatin Rogaçicë pasi që ishte me grip sezonal dhe pas marrjes se një ampule (gjilpëre) kishte pësuar arrest kardiak-shok.

“Prishtinë 16.12.2021 – 20:20. Nga Emergjenca QKUK është raportuar se viktima femër kosovare kishte ndërruar jetë. Sipas ankuesit mashkull kosovar gruaja e tij kishte ndërruar jetë si shkak i mostrajtimit të duhur nga ana e mjekëve. Sipas ankuesit, viktima fillimisht ka pranuar tretman mjekësor në fshatin Rogaçicë pasi që ishte me grip sezonal dhe pas marrjes se një ampule (gjilpëre) kishte pësuar arrest kardiak-shok. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

(Kosova Sot Online)