Sherr masiv në Greqi, shqiptarët i futen në shtëpi pakistanezëve, njëri përfundon në spital, të tjerët kalojnë kufrin

  • E.K /
  • 18 December 2021 - 11:00
Sherr masiv në Greqi, shqiptarët i futen në shtëpi pakistanezëve, njëri përfundon në spital, të tjerët kalojnë kufrin

Përplasje mes emigrantësh në kufirin greko-shqiptar. Ngjarja në Asproklis, Igumenicë. Një grup prej katër shqiptarësh, ka mësyrë në një banesë të marrë me qira nga 5 punëtorë nga Pakistani dhe Somalia.

Shqiptarët i kanë sulmuar, i kanë marrë paratë dhe telefonat dhe janë larguar. Gjatë përleshjes, emigrantët nga Pakistani dhe Somalia, të ndihmuar edhe nga tre emigrantë të tjerë që jetonin në një banesë pranë, nga Siria, Iraku dhe Sudani, kanë arritur të kapin jashtë banesës një nga katër shqiptarët dhe e kanë goditur atë.

Në vendngjarje mbërriti policia dhe shoqëroi 8 emigrantë të huaj dhe 1 shtetas shqiptar. Ky i fundit për shkak të plagëve është transportuar drejt spitalit të Janinës, ndërsa të tjerët në spitalin e Filatit.

3 shqiptarët e kërkuar mendohet se janë futur sërish në toke shqiptare ilegalisht.

(Kosova Sot Online)