Endokrinologjia nis trajtimin e pacientëve me emergjenca diabetike

  • G.G /
  • 18 December 2021 - 13:26
Endokrinologjia nis trajtimin e pacientëve me emergjenca diabetike

Në Klinikën e Endokrinologjisë ka filluar Shërbimi Gjysmëintensiv, si njësi e veçantë, me të gjitha pajisjet mjekësore moderne- adekuate, në të cilën vazhdon trajtimi i pacientëve me emergjenca diabetike.

Sipas një njoftimi nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SShKUK), diagnostikimi, trajtimi dhe evaluimi i këtyre rasteve tani është shumë më i shpejtë dhe më efikas, për shkak se Klinika e Endokrinologjisë është pajisur me aparatin e statusit aciobazik, i cili mundëson një përcjellje me intensive të gjendjes së këtyre pacientëve.

SShKUK thotë se numri i emergjencave diabetike është shtuar shumë, sidomos pas Pandemisë COVID 19 dhe vetëm në 6 muajt e fundit në këtë klinikë janë trajtuar 16 pacientë me ketoacidoza diabetike pa asnjë vdekje.

Ketoacidoza diabetike është gjendje, në të cilën niveli i lartë i sheqerit në gjak jep komplikime metabolike akute, kërcënuese për jetën.

(Kosova Sot Online)