Basha: Zgjodhëm të ardhmen, të ndryshojmë për mirë

  • A.P /
  • 19 December 2021 - 10:51
Basha: Zgjodhëm të ardhmen, të ndryshojmë për mirë

Një ditë pas Kuvendit Kombëtar të PD-së, kryeopozitari Lulzim Basha ka postuar një nga mesazhet e tij që dha dje para demokratëve.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ kreu i PD-së, theksoi se kjo parti zgjidhi që të ndryshojë për mirë.

“Çfarë ka ndodhur pas 9 shtatorit padiskutim po na ndryshon. Dhe ne sot zgjedhim që të na ndryshojë për mirë. Sepse si do të jetë Partia Demokratike sot, do të jetë Shqipëria nesër!
Ndaj edhe ky Kuvend zhvillohet si një akt i vetëdijshëm, i një përgjegjësie të lartë nga ana e Partisë Demokratike për një moment jetik, thelbësor dhe pa të dytë në historinë tonë që nga themelimi.
Ne jemi partia e parë opozitare, partia e shpresës të shqiptarëve dhe pa asnjë diskutim na takon të jemi aty ku dhe Shqipërisë dhe shqiptarëve ju takon të jenë, te pozita e natyrshme në qytetërimin perëndimor.

Ky Kuvend i jashtëzakonshëm mblidhet për të vendosur më qartë se kurrë dhe dua ta dëgjoj me shumë se kurrë nga delegatët: A do të zgjedhim të ardhmen? PO!”, tha në mesazhin e tij Basha dje.


(Kosova Sot Online)