Paralajmëron Fauci: Vaksinimi kundër COVID-19 mund të bëhet sezonal

  • A.P /
  • 19 December 2021 - 11:00
Paralajmëron Fauci: Vaksinimi kundër COVID-19 mund të bëhet sezonal

Një nga zërat kryesorë të ekspertëve në luftën kundër pandemisë së koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaroi së fundmi se vaksinimi kundër Covid-19 mund të bëhet sezonal në të ardhmen.

Antony Fauci deklaroi gjatë një interviste se shpreson që të mos nevojitet që njerëzit të vaksinohen gjatë gjithë kohës, por shtoi se një vaksinim sezonal mund të mbetet si opsion.

“Shpresojmë të mos na duhet t’i vaksinojmë njerëzit gjatë gjithë kohës, por duhet ta lëmë të hapur mundësinë që do t’ju kërkohet të bëjnë një vaksinë sezonale, edhe pse nuk jemi ende të sigurt. Duhet të presim dhe të shohim çfarë do të kërkohet në muajt në vijim. Mund të na duhet edhe një dozë e katërt, por shpresoj të mos ndodhë, pasi na duhet një nivel kohëzgjatjeje mbrojtjeje që shkon përtej gjashtë muajve”, theksoi Anthony Fauci, imunologu dhe këshilltari kryesor mjekësor i Shtëpisë së Bardhë.

Megjithatë, Fauci u shpreh se doza e tretë është e nevojshme në këtë moment që ndodhet pandemia dhe ftoi të gjithë qytetarët që ta aplikojnë atë.


(Kosova Sot Online)