Përhapja e variantit Omicron, Biden shpallë të martën masat kufizuese ndaj COVID-19

  • A.P /
  • 19 December 2021 - 12:02
Përhapja e variantit Omicron, Biden shpallë të martën masat kufizuese ndaj COVID-19

Në një kohë kur rastet me  variantin e ri Omicron janë në rritje, presidenti amerikan, Joe Biden, po përgatitet të shpallë masa të rrepta, për të frenuar përhapjen e virusit në prag të festave të fundvitit.

“Presidenti do t’i shpallë të martën masat e reja qeverisë për të ndihmuar shtetet që kanë nevojë për ndihmë”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për NBC News.

“Joe Biden pritet të marrë masa shtesë, duke paralajmëruar masa kufizuese për qytetarët që kanë zgjedhur të mos vaksinohen kundër Covid-19,” tha zyrtari.

“Masat e reja vijnë mes rasteve në rritje të Covid-19 dhe thirrjeve nga zyrtarët federalë të shëndetësisë për tu vaksinuar të gjithë ata që nuk janë vaksinuar tashmë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)