Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme

  • A.P /
  • 19 December 2021 - 17:40
Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë pesë ditëve të ardhshme në vend do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të gjata me diell.

Sipas këtij instituti, temperaturat minimalet do të lëvizin ndërmjet -6 deri në -1 gradë, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-7 gradë Celsius.

Nga IHK thuhet se të hënën vende-vende parashihen edhe fjolla të dobëta bore.

Njoftimi i plotë:

Parashikimi i motit për pesë ditë (20 – 24 dhjetor 2021)Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të gjata me diell. Prezenca e masave ajrore nga veriu do të ndikoj që në fushat termike të kemi rënie, sidomos në vlerat e minimaleve.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet -6 deri në -1 gradë, në viset malore për 2 gradë më ulët në dy vlerat ekstreme, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-7 gradë Celsius.

Të hënën vende-vende parashihen fjolla të dobëta bore.

Në mëngjes dhe gjatë orëve të vona të ditës parashihen ngrica, prandaj apelohet kujdes i shtuar pjesëmarrësve në trafik. Masat e ftohta mbeten prezent deri ditën e enjte, ku më tej parashihet ardhja e masave të ajrit nga jugu dhe jugperëndimi i vendit gjë që do të ndikojnë në rritjen e grafikut të fushave termike. Do të fryjë erë nga veriu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.

(Kosova Sot Online)