Protesta kundër Vuçiç, Aldo Bumçi: Synimi i Ballkanit të Hapur, izolimi i Kosovës

  • A.P /
  • 20 December 2021 - 17:00
Protesta kundër Vuçiç, Aldo Bumçi: Synimi i Ballkanit të Hapur, izolimi i Kosovës

Ka nisur përpara ambienteve të Kryeministrisë protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër nismës rajonale “Ballkani i Hapur.

Fjalën i pari e ka marrë një anëtari i Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit Aldo Bumçi i cili u shpreh se më këtë nismë, kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç synojnë izolimin e Kosovës.

Sipas Bumçit, Rama është duke i dhënë presidentit serb “fasadën e liderit evropian” për interesin e tij personal duke shkuar kështu kundër interesit kombëtar.

“Duan të realizojnë izolimin e Kosovës. Ballkani i Hapur është fasada që Rama i jep Vuçiç, ai që sot flet për botën serbe. Rama i bën fasadën dhe i thotë ky është lider evropian. Ky është Rama që sot është dyshues për Kosovën por besimplotë për Serbinë. Vetëm karrigia e tij, ajo vlen. Është për të qenë mbret i pakurorëzuar. Nuk është projekt evropian Ballkani i Hapur.”

Aldo Bumçi deklaroi po ashtu se opozita sot është e gjallë dhe nuk do ta ndalojë rrugën e nisur deri në “rrëzimin e regjimit.”

“Sot opozita është e gjallë, në këtë shesh, në këmbë. Nuk do ta dalojmë më këtë rrugë që kemi nisur. Derisa t’ia shkurtojmë ditët këtij regjimi.

(Kosova Sot Online)