Babai i Milot Rashicës bëhet drejtor i Shëndetësisë në Vushtrri

  • A.P /
  • 20 December 2021 - 18:40
Babai i Milot Rashicës bëhet drejtor i Shëndetësisë në Vushtrri

Babai i futbollistit kosovar Milot Rashica, Nexhmedin Rashica është bërë drejtor i Shëndetësisë dhe mirëqenies Sociale në komunën e Vushtrrisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

“Jam i nderuar për besimin e dhënë ndaj meje, për të udhëhequr me “Drejtorinë e Shëndetësisë dhe mirëqenies Sociale”. Nderi, respekti dhe përkushtimi për ju, do jetë prioriteti im në çdo kohë”, shkroi ndër tjera ai.

(Kosova Sot Online)