Sali Berisha u mbrojt nga 8 truproje para zyrës së Ramës

  • A.P /
  • 20 December 2021 - 20:02
Sali Berisha u mbrojt nga 8 truproje para zyrës së Ramës

Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha ka organizuar një protestë kundër nismës “Open Balkan” dhe vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë. Berisha, para nisjes së kësaj proteste ishte nisur nga shtëpia e tij pranë “Piramidës” në Tiranë, në drejtim të selisë së PD-së për të shkuar më pas para kryeministrisë.

Ajo që ra në sy, ka të bëjë me numrin e truprojeve që rrethojnë ish-kryeministrin në rrugëtimin e tij drejt kryeministrisë. Numërohen 8 të rinj që rrethojnë Berishën, ndërsa në krye të tyre qendron ish-drejtori i Policisë, Erzen Breçani. Ky i fundit ka edhe një kompani të sigurisë fizike.

Berisha e organizoi këtë protestë duke e konsideruar nismën “Open Balkans” si një plan të Sorosit për të ndarë shqiptarë dhe për t’i hapur rrugën serbëve për në Adriatik..

(Kosova Sot Online)