Lajmi i fundit: Njësia Speciale aksion në Shtërpcë

  • G.G /
  • 21 December 2021 - 08:47
Lajmi i fundit: Njësia Speciale aksion në Shtërpcë

Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës janë duke e zhvilluar një aksion në Shtërpcë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari.

Jashari ka thënë se bastisjet janë duke vazhduar.

“Po, është duke u zhvilluar një aksion. Ka të bëjë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, pra ryshfet. Ende s’ka të arrestuar, meqenëse bastisjet po vazhdojnë ende”, ka thënë Jashari.

Ndryshe, sipas raportimeve të mediave, aksioni ka të bëjë me veprat penale të korrupsionit me ndërtimet në Brezovicë.

Media raporton se janë bastisur mbi dhjetë lokacione, prona dhe shtëpi të ish-kryetarit të Shtërpcës dhe të zyrtarëve tjerë të lartë të Listës Serbe. 

(Kosova Sot Online)