Aksioni i Njësive Speciale në Shtërpcë, kush dhe për çka po kërkohet

  • G.G /
  • 21 December 2021 - 08:56
Aksioni i Njësive Speciale në Shtërpcë, kush dhe për çka po kërkohet

Një aksion është duke u zhvilluar nga Njësitë Speciale të Policisë së Kosoëvs në Komunën e Shtërpcës.

Aksioni është duke u zhvilluar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe ryshfet, lidhur me ndërtimet në Brezovicë.

Sipas raportimeve të mediave, janë bastisur mbi dhjetë lokacione, prona dhe shtëpi të ish-kryetarit të Shtërpcës dhe të zyrtarëve tjerë të lartë të Listës Serbe. 

Lajmin për Express e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, i cili tha se bastisjet janë duke vazhduar.

“Po, është duke u zhvilluar një aksion. Ka të bëjë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, pra ryshfet. Ende s’ka të arrestuar, meqenëse bastisjet po vazhdojnë ende”, ka thënë Jashari.

(Kosova Sot Online)