Arrestohet burri nga Malisheva, ngacmoi s*ksualisht një grua

  • G.G /
  • 21 December 2021 - 10:06
Arrestohet burri nga Malisheva, ngacmoi s*ksualisht një grua

Policia në Malishevë ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një grua.

I dyshuari është arrestuar të hënën, më 20 dhjetor, ndërkaq rasti dyshohet se ka ndodhur më 16 dhjetor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Malishevë 20.12.2021-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti me 16.12.2021 ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit  i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

(Kosova Sot Online)