Thyhet gota në takimin e “Ballkanit të Hapur”, Rama: Syri i keq e ka të pamundur ta marrë veten

  • G.G /
  • 21 December 2021 - 10:35
Thyhet gota në takimin e “Ballkanit të Hapur”, Rama: Syri i keq e ka të pamundur ta marrë veten

Në takimin e sotëm të “Ballkanit të Hapur” në Tiranë, është thyer në gotë teksa kryeministri shqiptar Edi Rama po ia kalonte fjalën te komisionerit të Be-së për Zgjerim, Oliver Varhelyi i lidhur me Skype.

Rama e kaloi me batutë këtë situatë duke theksuar se pas kësaj syri i keq ka marrë një goditje dhe tashmë e ka të pamundur të marrë veten.

“Ai ka qenë shumë në ndihmë në përcaktimin e korridoreve të gjelbërta. Oliver jeni miku më i mirë i të gjashtëve ne në Bruskel.

Tani mund të flasësh tre të pranishmëve dhe atyre që mungojnë. Faleminderit. U thye një gotë. Në traditën tonë, syri i keq sa mori një goditje. E pamundur që të marrë veten. Kështu që është lajm i mirë për Ballkanin e Hapur”, u shpreh Rama. 

(Kosova Sot Online)