Mbi 1 mijë e 500 ankesa ka pranuar Avokati i Popullit gjatë këtij viti

  • G.G /
  • 21 December 2021 - 12:58
Mbi 1 mijë e 500 ankesa ka pranuar Avokati i Popullit gjatë këtij viti

Petrit Çollaku, zyrtar për Informim në Institucionin e Avokatit të Popullit tha se prej 1 janari deri në dhjetor të këtij viti, 1 mijë e 536 ankesa janë pranuar nga qytetarët.

Ai tha para mediave se 665 raste janë ende të hapura për hetim.

“Numri i personave të përfshirë janë 2,387. Raste të hapura janë 665 për hetim. Në këtë numër përfshihen 44 raste të hapura. Për një vit të punës kemi 753 raste të mbyllura. 317 janë zgjedhur pozitivisht. 162 janë të papranueshme. 29 raste janë mbyllur për mosinteresim të ankuesit”, ka deklaruar ai.

Ai më tej ka bërë të ditur se 147 rekomandime ka lëshuar Avokati ku prej tyre janë zbatuar 29%.

22 rekomandime janë për Qeverinë, 26 për Ministrinë e Drejtësisë, 9 për Ministrin e Shëndetësisë.

“Prej ankesave që janë pranuar, 462 janë për ministritë, gjykata me 429 raste, komunat me 232 sosh, policia me 90, prokuroritë me 63. 251 raste i janë drejtuar gjykatave, 207 kërkojnë të drejtën e tyre juridike”, ka shtuar ai.

Sipas tij, qytetarët vazhdojnë të përballen me zvarritje të procedurave gjyqësore.

“Edhe më tej vazhdojnë qytetarët të përballen me sfida të zvarritjes së procedurave gjyqësore. Situata me pandeminë ka ndikuar edhe në thellimin e pabarazisë sociale. Gjendja e ekonomive familjare vazhdon të jetë e rënduar. Rreziku i shkallës së varfërisë është i lartë”, ka shtuar ai.

Sipas tij, shqetësues ka qenë zbatimi i Ligjit për Shëndetësi e ligjeve të tjera në fuqi.

(Kosova Sot Online)