Rama përdor Varhejlin për ti bërë thirrje Kosovës: Ejani të marrim në dorë fatin tonë me Open Balkan

  • G.G /
  • 21 December 2021 - 13:37
Rama përdor Varhejlin për ti bërë thirrje Kosovës: Ejani të marrim në dorë fatin tonë me Open Balkan

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar edhe një herë qëndrimin e Komisioneri i BE-së për zgjerimin, Oliver Varhejli, i cili nxiti dhe ftoi 3 vendet e tjera të Rajonit, mes tyre Kosova, që të marrin pjesë në nismën ‘Open Balkan’.

“Më vjen mirë të informoj se kemi nënshkruar marrëveshje që janë finalizimi i një punë të përbashkët intensive dhe që për vetë natyrën  e marrëveshjeve , këto janë një realitet i prekshëm nesër. Jo nesër në të ardhmen, por nesër me hyrjen e vitit të ri 2022. marrëveshja për tregun e lirë të punës që sanksionon mundësinë dhe të drejtë e qytetarëve të tria vendeve për të pasur akses të menjëhershëm e të barabartë për lejet e punës dhe qëndrimit.

Marrëveshja për sistemin e  integruar elektronik të shërbimeve i hap rrugën krijimit të një sistemi të përbashkët për ti dhënë mundësi qytetarëve , duke filluar nga aplikimet për tu regjistruar që ta bëjnë këtë pa lëvizur nga shtëpia apo nga vendndodhja e tyre. Marrëveshjet në bllok për ti hapur më në fund rrugën të gjithë atyre që prej vitesh ndërveprojnë mes vendeve si prodhues apo si eksportues e importues produktesh dhe që kanë një histori të vështirë pritjesh. Duke bërë të mundur që nga janari i vitit të ardhshëm të kalojnë lirisht në kufijtë dhe doganat respektive pa pasur nevojë të sigurojnë tre herë të njëjtat dokumente”

“Këto marrëveshje janë prova e prekshme e një fakti të thjesht se Ballkani i Hapur është një nismë që shtyn përpara çka është diskutuar, stërdiskutuar në procesin e Berlinit, që është dakordësuar në zinxhirët e atij procesi dhe që asnjëherë nuk është realizuar. Ballkani i Hapur, faktikisht është një njësi zbatimi e procesit të Berlinit. Kjo është arsyeja se pse e kemi zbatuar këtë nismë. Kjo është arsyeja se ps nuk mungojmë të fitojmë të tre palët e tjera të rajonit që të na bashkohen, Për të mirën e secilës palë, të qytetarëve të secilit prej 6 pjesëmarrësve në përpjekjet për ta çuar para ekonominë dhe shoqërinë e Ballkanit Perëndimor. ishte e qartë, e thënë drejtpërsëdrejti nga komisioneri se BE mbështet plotësisht Ballkanin e Hapur dhe fton 3 vendet e tjera që ti bashkohen. Komisioneri nënvizoi me keqardhje dështimin e tregut të përbashkët, si një proces që u ndërtua bazuar te konsensusi,. Arsyeja që e kemi ndërmarrë këtë nismë,. është që të krijojmë mundësi për pjesëmarrësit që të zgjedhin vetë shpejtësinë me të cilën duan të ecin. Ne duam të ecim sa më shpjet që të jetë e mundur. Kjo ecje sa më shpejt mund të realizohet duke e marrë në dorë vetë fatin tonë.”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama, deklaroi në fund të muaji shkurt të vitit të ardhshëm takimi i ardhshëm në kuadër të ‘Open Balkan’ do të zhvillohet në Maqedoninë e Veriut.

Më tej ai theksoi se prioritet mbetet heqja e barrierave tarifore.

“Kemi vendosur që në fund të muajit shkurt të vitit të ardhshëm të ritakohemi në Maqedoninë e Veriut. Kemi vendosur të adresojmë drejtpërdrejt heqjen e barrierave tarifore, sepse qëllimi është që Ballkani të mos ketë kufi për askënd që do të lëvizë lirisht mallrat, kapitalet dhe lëvizjen e lirë të shërbimeve”, tha Rama në fjalën e tij.

(Kosova Sot Online)