Serbi e Madhe apo Shqipëri e Madhe? Vuçiç: Serbinë shiheni si shtëpinë e dytë, me Open Balkan rriten turistët

  • G.G /
  • 21 December 2021 - 13:45
Serbi e Madhe apo Shqipëri e Madhe? Vuçiç: Serbinë shiheni si shtëpinë e dytë, me Open Balkan rriten turistët

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në konferencën e zhvilluar në kuadër të Open Balkan’ theksoi se marrëveshjet e arritura mes tri vendeve janë shumë të rëndësishme.

Po ashtu ai iu bëri thirrje shqiptarëve që të konsiderojnë Serbinë si shtëpinë e tyre të dytë.

“Ne duam që nga këto arritje qytetarët të shikojnë përfitime. Kur erdha në Shqipëri pashë që kryeministrit Rama iu kundërvunë për iniciative, apo për ata që thonë se Ballkani i Hapur ka të bëjë me Serbi të madhe apo Shqipëri të madhe. Kjo nuk ka të bëjë më asnjë për tyre. Ne sot duhet të përqendrohemi tek e ardhmja dhe për faktin se si mund të jetojnë më mirë vendet tona. Ne duam të shikojmë më shumë turistë në Novi Sad, nga Tirana apo Shkupi, sigurisht edhe nga vende të tjera. Duke ardhur sot në Tiranë, dëshiroj të shpreh respektin tim për qytetarët e Shqipërisë, dua që Serbinë ta shihni si shtëpinë e dytë. Edhe ne duam të ndjehemi kështu kur të vijmë në Shqipëri.”, tha Vuçiç.

Ne duhet të përqendrohemi në të ardhmen dhe këto gjera që ne kemi bërë për fermerët dhe për bujqësinë, kemi bërë që shumë turistë nga Shqipëria dhe nga Maqedonia të vijnë në Serbi dhe anasjelltas që qytetarët serbë të vijnë në plazhet e bukura shqiptare dhe liqenet e Maqedoninë”.

Ndërkohë Vuçiç nga Tirana a përsëritur dhe thirrjen për tre vendet e tjera që të bëhen pjesë e kësaj nisme si një mundësi që të rritet numri i turistëve vendas në rajon.

“ Dua të falënderoj dhe Zoran Zaev që ka bërë shumë. Ne kemi rënë dakord që në çdo konferencë për shtyp ne të theksojmë ftesën që ne kemi për Prishtinën, Sarajevën dhe Podgoricën, ne dëshirojmë që këto tre kryeqytetet të bëhen pjesë e nismës sonë. Si të kemi më shumë turistë për vende tonë”, është shprehur ndër të tjera Vuçiç.

(Kosova Sot Online)