Arrestohet në Vërmicë 38 vjeçari i kërkuar nga policia

  • G.G /
  • 21 December 2021 - 14:05
Arrestohet në Vërmicë 38 vjeçari i kërkuar nga policia

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në orët e hershme të mëngjesit ka pranuar një informacion se në Pikën Kufitare në Vërmicë në ora 03:00 është ndaluar një person që ishte në kërkim policor.

Në lidhje me këtë, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet A.A (M/K) 38 vjeçar, i cili ishte në kërkim policor për një rast ‘’Kanosje’’ ndaj një zyrtari policor që kishte ndodhur me datën 29.11.2021, njofton policia.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

(Kosova Sot Online)