Arrestohen edhe dy persona në vazhdimin e aksionit në Karaçevë të Kamenicës

  • E.K /
  • 21 December 2021 - 16:10
Arrestohen edhe dy persona në vazhdimin e aksionit në Karaçevë të Kamenicës

Janë arrestuar edhe dy persona të dyshuar  në vazhdimësinë e operacionit policor për “Organizim të skemave piramidale dhe  bixhozit të paligjshëm” në rastin e fshatit Karaçevë në Komunën e Kamenicës.

Siç njofton policia, në vazhdën e veprimeve hetimore nga ana e Policisë së Kosovës-Drejtoria Rajonale, Gjilan në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë edhe me prokurorin e shtetit, pas intervistimit të dëshmitarëve dhe mbledhjes së provave materiale ka identifikuar edhe dy të dyshuar tjerë që kanë qenë të përfshirë në aktivitete të kundërligjshme konkretisht të “Organizimit të Skemave Piramidale dhe Bixhozit të Paligjshëm”.

“Sot datë: 21.12.2022 janë arrestuar dy persona të dyshuar që ishin në kërkim policor, pas  intervistimit në cilësinë e të dyshuarve dhe në prezencë të  avokateve mbrojtës, me  urdhër të  prokurorit të shtetit   janë  ndaluar për 48  orë”, njofton tutje policia.

Lidhur me këtë  rast  hetimet  janë në  vazhdim e sipër dhe në  kërkim  edhe të dyshuarave  tjerë.

Kujtojmë se më 15 dhjetor ishin rrënuar tri objekete ilegale të kazionove në Karaçevë, ishin prangosur dy persona dhe është bërë konfiskimi i një numri të konsiderueshëm të aparateve të lojërave të fatit. 

(Kosova Sot Online)