Kërkohen 30 ditë paraburgim për zë/drejtorin që e ngacmoi nxënësen në Malishevë

  • E.K /
  • 21 December 2021 - 16:18
Kërkohen 30 ditë paraburgim për zë/drejtorin që e ngacmoi nxënësen në Malishevë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë kërkesë për paraburgim ndaj zëvendësdrejtorit të gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë nën dyshimin për sulm seksual.

Prokuroria kë kërkuar që të dyshuarit t’i aplikohet masa e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

“ Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit A.K, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulm seksual”. Sipas kërkesës, rasti ka ndodhur më 16 dhjetor 2021, në gjimnazin “Hamdi Berisha”, në Malishevë, ndërsa Prokurori i Shtetit ndaj të pandehurit ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 20 dhjetor 2021”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

(Kosova Sot Online)