U tha se Komisioneri Varhelyi u mor vesh me Dodikun, reagojnë nga BE-ja

  • G.G /
  • 21 December 2021 - 18:59
U tha se Komisioneri Varhelyi u mor vesh me Dodikun, reagojnë nga BE-ja

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano i ka hedhur poshtë deklaratat e disa politikanëve nga Bosnjë e Hercegovina, si dhe raportimet e mediave në lidhje me marrëveshjen që tha se u bë midis komisionerit të BE-së për Zgjerim, Oliver Varhelyi dhe autoriteteve të Republika Srpskas me në krye Milorad Dodikun për ta mbajtur një seancë të posaçme të Asamblesë Kombëtare të RS-së.

“Qëndrimi i BE-së në lidhje me seancën e Asamblesë Kombëtare të Republikës Srpskas të mbajtur më 10 dhjetor 2021 u shpreh qartë në deklaratat e komisionerit Varhelyi gjatë vizitës së tij në BeH. Siç theksoi më herët komisioneri Varhelyi, prishja e institucioneve shtetërore do ta çonte Bosnjën përtej harmonizimit “tha për Radion Evropa e Lirë, Peter Stano.

Në seancën në fjalë, kishte nisur një transferim antikushtetues i kompetencave nga Bosnja në nivelin e Republika Srpskas.

Stano theksoi se kjo do të kishte një ndikim negativ mbi biznesin dhe, më e rëndësishmja, mbi qytetarët e Bosnjës.

“Ky qëndrim u riafirmua në një deklaratë të përbashkët nga QUINT-i dhe BE-ja e lëshuar më 10 dhjetor, ku e bëmë shumë të qartë se konkluzionet e Republika Srpskas janë një hap përshkallëzimi dhe një qorrsokak”, tha Stano.

Ai përsëriti se BE-ja është padyshim e përkushtuar ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të BeH, një perspektivë të qartë dhe të besueshme evropiane për vendin, si dhe për lehtësimin e dialogut dhe zgjidhjen e krizës aktuale politike.

“Çdo pretendim për të kundërtën nuk korrespondon me të vërtetën”, theksoi Stano.

(Kosova Sot Online)