Shkullaku: Kosova nuk duhet të kushtëzohet nga fjalori i Ramës dhe Vuçiqit

  • E.K /
  • 21 December 2021 - 19:45
Shkullaku: Kosova nuk duhet të kushtëzohet nga fjalori i Ramës dhe Vuçiqit

Analisti politik, Armand Shkullaku, ka thënë se Kosova nuk duhet të ndikohet nga ajo që mendon kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me nismën “Ballkani i hapur”.

Shkullaku në një intervistë, tha që Kosova lidhur me këtë çështje, duhet të shikojë vetëm interesin e saj.

“Kosova në këtë rast, nuk duhet të kompleksohet apo të kushtëzohet nga fjalori i Ramës ose i Vuçiqit. Duhet të shikojë interesin e saj shtetëror nëse një nismë e tillë e garanton qoftë politikisht ose ekonomikisht pjesëmarrjen e Kosovës në të.

“Nëse kjo është një nismë për t’i dhënë bonuse ndërkombëtarisht Vuçiqit ose Ramës – Kosova s’ka arsye për t’i shkuar prapa. Nëse e shikon që nga kjo nismë përfiton, mendoj që është zgjedhje e Kosovës”, tha Shkullaku.

(Kosova Sot Online)