Goditi kalin me shuplaka, shkarkohet nga puna

  • E.K /
  • 21 December 2021 - 19:48
Goditi kalin me shuplaka, shkarkohet nga puna

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Sewstern, Angli, ku një mësuese është filmuar nga një qytetar duke goditur me shuplaka një kali, shkruan BBC.

Videoja u bë virale dhe menjëherë pati reagime nga institucionet. Ajo u shkarkua nga puna menjëherë.

Kjo video u publikua në rrjete sociale nga një grup anti-gjueti.

Mësuesja ishte pjesë e Klubit “Pony”, porse pjesëtarët tjerë kanë thënë se shkarkimi i saj erdhi pasi veprimi ishte i pafalshëm dhe i patolerueshëm.

(Kosova Sot Online)