Dy të lënduar nga aksidenti në Klinë

  • E.K /
  • 21 December 2021 - 21:40
Dy të lënduar nga aksidenti në Klinë

Dy persona kanë pësuar lëndime serioze në aksidentin që ka ndodhur në Gremnik të Klinës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se kanë marrë informacion për këtë aksident rreth orës 18:30.

“Dy persona kanë pësuar lëndime serioze të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës, por janë jashtë rrezikun për jetë”, tha Gashi.

Ai bërë të ditur se ekipet përkatëse janë në vendin e ngjarjes për të zbardhur arsyen e këtij aksidenti.

(Kosova Sot Online)