Latifi: BE’ja qe 30 vjet e ka rrejt Shqipërinë. Çka me bo Edi Rama tash?

  • E.K /
  • 21 December 2021 - 21:50
 Latifi: BE’ja qe 30 vjet e ka rrejt Shqipërinë. Çka me bo Edi Rama tash?

Profesori universitar Blerim Latifi ka komentuar nismën për Ballkanin e Hapur. Ai flet edhe për insistimin e kryeministrit të Shqipërisë për jetësimin e kësaj ideje.

“Politika e Bashkimit Europian për tu zgjeruar me vendet e Ballkanit Perëndimor është një politikë e vdekur. Nuk ka më as afate. Nuk na premtojnë më kurrfarë afatizimi se në këtë periudhë këto vende do të anëtarësohen. Politika e zgjerimit të BE’së me këto vende ka marrë fund. Ka marrë fund edhe një tregim i madh përmes të cilit këto vende për 30 vjet janë mbajt. Tash është problemi se çka me bo me këto vende kur s’ka më integrim”, sqaron Latifi.

“Unë e shoh Ballkanin e Hapur si një surrogat politik që ka për synim me zëvendësu atë për të cilën këta popuj kanë shpresuar se po ecin, integrimin europian”, shtoi ai.

Pse Edi Rama insiston kaq shumë?

“Sepse Edi Rama nuk ka tjetër alternativë. Edi Ramës janë duke i thënë se nuk jemi të gatshëm ty me të pranuar në BE. BE nuk ka konsensus me vazhduar më tutje integrimin e Shqipërisë. Qe 30 vjet e kanë rrejt Shqipërinë, se ju duheni me qenë konstruktiv se kemi me ju pranu në BE. Tash po del që s’kemi me u pranu”, thotë Latifi.

“Çka me bo tash Edi Rama? Kah me shku? Çka me ju thanë shqiptarëve që 30 vjet ju kemi premtu që kemi me hy në BE e tash na i kanë mbyll dyert. Duhet me e sajuar një përrallë të re prej politike”, shpjegoi ai.

“Edi Rama është në zor. Në situatën kur atij s[po i jepet asnjë shpresë për hyrje në BE, ai duhet të gjejë një alternativë” tha Latifi.

(Kosova Sot Online)